Tuesday, August 21, 2018

PS shtyn për në shtator Asamblenë, Balla kritika Ministrave

162
0

Asambleja Parlamentare e Partisë Socialiste nuk do të mblidhet në korrik, siç dhe ishte paralajmëruar, por në shtator.

Burime nga PS bëjnë të ditur se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet pas pushimeve.

Në mbledhje e grupit parlamentar të PS-së, mësohet se kreu i grupit Taulant Balla ka kritikuar ministrat e qeverisë Rama për mungesat në seancat plenare.

Ndërkohë më herët ka qenë vetë kryeministri që ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në shtator, gjithmonë në bazë të analizës dhe bilancit të turit të llogaridhënies.

LEAVE A REPLY