Shqiptari plagos me armë moldavin, në kërkim nga policia

0
894

Prej disa orësh policia italiane është vënë nën kërkim të një 29 vjeçari emigrant shqiptar banues në komunën Brugherio në provincën e Monzës.

Rreth mesnatës të së dielës, ai ka plagosur rëndë me armë zjarri një shtetas moldav 36 vjeçar me të cilin kishte lidhje familjare.

36-vjeçari moldav ka marrrë plagë në gjoks e pas një operacioni kirurgjikal në sptialin San Gerardo  të Monzës është ende në gjëndje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçarit shqiptar e në prani të dy bashkëshorteve të tyre.

I plagosur moldav ishte xhaxhai i bashkëshortes së shqiptarit e ngjarja ka ndodhur për motive familjare.

Pas krimit 29-vjeçari shqiptar është larguar në bordin e një automjeti tip “Alfa Romeo”.

Policia italian ka informuar për mediat se është vënë në kërkim të tij e se emigranti shqiptar ishte i skeduar nga autoritetet e drejtësisë për vepra penale të mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here