Sunday, March 23, 2025
Home Aktualitet Debat për deftesat, Vokshi: Kërkoni ndjesë! Nikolla: I jam drejtuar Prokurorisë për...

Debat për deftesat, Vokshi: Kërkoni ndjesë! Nikolla: I jam drejtuar Prokurorisë për akuzat

0
718

Komisioni i Edukimit u përfshi në debate lidhur me dëftesat e arsimit parauniversitar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, i kërkoi Ministres Nikolla të mbajë përgjegjësi dhe t’u kërkojë ndjesë 420 mijë nxënësve që nuk marrin dot dëftesat deri në shtator.

Nga ana e saj Ministrja Nikolla duke hedhur poshtë pretendimin tha se i është drejtuar prokurorisë për akuzat e opozitës.

Nikolla ishte thirrur në komision për të raportuar mbi ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar.

Vokshi: Keni mashtruar publikisht në lidhje me  lëshimin e dëftesave për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin parauniversitar. Keni gënjyer për dëftesat, ja ku e keni dëftesën që është e gabuar dhe ju e keni mohuar këtë fakt. E keni çuar në shkolla, keni deyruar mësuesit të lënë pushimet dhe të vinë në shkolla dhe më pas i keni urdhëruar të kthehen mbrapsht 35 mijë dëftesa lirimi për të cilat dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Keni mashtruar kur keni thënë se dëftesat janë shpërndarë, kemi mesazhe ku mësuesit thonë se do ndahen në shtator.Duhet tu kërkoni ndjesë të 420 mijë fëmijëve që nuk marrin dot dëftesat. Do ishte në dinjitetin tuaj që një minimalisht një ndjesë publike dhe pa kërcënuar deputetët e opozitës se jeni ju që keni shpërdoruar detyrën.

Nikolla: Mungesa e etikës nuk është një risi sa herë ju flisni, përkudrazi do çuditesha nëse sjellja juaj do reflektonte ndonjë grimë etike.Nuk kam arsye të kërcënoj askënd. I jam drejtuar prokurorisë për një akuzë që më është bërë publike dhe padyshim do ti shkoj deri në fund.

Vokshi: Në 27 vite, hera e parë që fëmijët nuk marrin dëftesat.

Nikolla: Do ti përgjigjesha me Linditën etike. Padyshim do ti shkoj deri bë fund në organet e derjtësisë të gjithë akuzave që janë bërë publike në adresë të personit tim. Shpif shpif se diçka mbetet nuk mund të jetë një vijë sjellje që na kalon duke mbyllur sytë dhe veshët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here