Tuesday, March 25, 2025
Home Politikë Manjani vjen me propozim: Duhet testi i drogës për politikanët, meriton vëmendje

Manjani vjen me propozim: Duhet testi i drogës për politikanët, meriton vëmendje

0
987

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani propozon t’u bëhet testi i drogës politikanëve.

Ai thotë se ky ishte propozim i PD që nuk u pranua në ligjin për dekriminalizimin pasi dukej si absurd por se koha sipas tij tregoi se është një test i rëndësishëm. Manjani shkruan madje se është për të mirën e përbashkët.

STATUSI I MANJANIT
Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.
Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.
Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!
Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vëmendje. Kurrë nuk është vonë…

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here