Saturday, March 15, 2025
Home Aktualitet Shkarkohet Tom Ndreca, gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk kalon vettingun

Shkarkohet Tom Ndreca, gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk kalon vettingun

0
1012

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarinTom Ndreca.

Ky i fundit nuk ka mundur të kalojë me sukses procesin e vettingut në dy komponentët bazë, atë të pasurive dhe integritetin.

Vendimi iu komunikua avokates së tij, Mine Progonati, pasi gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë.

Sipas KPK, gjatë analizës së pasurisë rezulton një diference te pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mije lekeve. Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk ka deklaruar një procedim të kunatit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vetë gjyqtari deklaron një apartament 120 m2 e garazh 18 m2 në rr. “Muhamet Gjollesha” të blerë në 2003 me vlerën e 2 milion e 400 mijë lekë, burim për të cilin është bërë shitja e një apartament në Rrëshen.

Më pas ka blerë një apartament në Golem në 2009 me vlerë 31 mijë euro, një apartament tjetër me vlerën e 6 milion lekëve me sipërfaqe 92.6 m2 i blerë me kursimet nga paga e bashkëshortes. Në emër të bashkëshortes së tij rezulton një automjet dhe një llogari bankare me vlerën e 3 milion lekëve.

Sipas KPK-së, Ndreca s’ka deklaruar likuiditetet e gruas dhe fëmijëve në vlerën e 1.3 milion lekë nga 2009 deri ne 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here