Punësimet, Tabaku: Shifrat jo të sakta! Braçe kërkon sjelljen e borderove

0
538

Numri i të punësuarve nuk është i vërtetë në një kohë që të ardhurat nga tatim-fitimi dhe sigurimet shoqërore nuk janë rritur. Ky ka qenë argumenti i bërë nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku për ministrinë e Financave. Por zv.ministrja e kundërshtoi këtë deklaratë.Ndërsa kreu i komisionit të Ekonomisë kërkoi që të sillen borderotë për të verifikuar shifrat. 

Mbledhja e komisionit të Ekonomisë devijoi nga programi duke u përqëndruar në debatin për punësimin. Nënkryetrja Jorida Tabaku tha se shifrat e publikuara nuk janë të vërteta pasi nëse do kishte rritje të të punësuarve atëherë do rriteshin edhe të ardhurat në buxhet.Tabaku u shpreh se zyrat e punës janë in-ekzistente.

Tabaku: Nëse  do të kishim atë numër të punësuarish duhet të ishin rritur dhe tatimi mbi të ardhurat personale po me të njëjtin rritëm, ndërkohë që edhe tatimi mbi të ardhurat personale është rritur vetëm 1 miliard. E njëjta gjë edhe me sigurimet shëndetësore. Ku i keni gjetur 60 mijë të punësuarit?! Ku janë?! 407 punë aktive, thoshtë informacioni i zyrës së punës në datën 4 korrik. 88 862 punëkërkues.

Ndërkohë zv.ministrja e financave e kundërshtoi këtë argument duke prezantuar shifrat e të punësuarve në muajt e fundit.

Dajna Sorensen Zv.ministre e Financave dhe Ekonomisë: Në muajin paraardhës numri i personave të punësuar nëpërmjet zyrave të punës në Shqipëri ka qenë 3591 persona që janë punësuar nëpërmjet zyrave të punës. Një muaj më parë ka qenë 3434, një muaj më përpara ka qenë 2796. Ne kemi dyfishin e vendeve të lira të punës aktive në këtë moment krahasuar me numrin e personave që ne punësojmë. 

Për të mbyllur debatin kreu i komisionit të Ekonomisë i kërkoi ministrisë së financave që të sjellë borderotë e të punësuarve .

Erion Braçe: Të vijë gjithë lista e borderove. Borderotë e 2013 dhe ato të tanishme. Sillini ose bëjini ju publike me qëllim të kuptohen njerëzit.

Nënkryetrja e komisionit akuzoi ministrinë financave se po fsheh të dhënat fiskale pasi nuk janë realizuar të ardhurat dhe investimet.

Tabaku: Sot është ditë e mërkuarë, ndërkohë që bëhet një jave që kur e kam kërkuar këtë. Unë e kuptoj që situata me të ardhurat nuk është nga më të mirat. E kuptoj që qeveria nuk do të publikojë njëkohësisht edhe shpenzimet. Nuk do të publikojë as investimet publike që janë trup i madh.

Komisioni miratoi tre marrëveshje midis të cilave edhe marrëveshja e BERZH , për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here