Shperdoroj detyren, proçedohet ish kreu i Bashkise V. Dejes Gjon Marku

0
1156

Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi perpara disa ditesh kishte marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.Liçensa është lëshuar në kundërshtim të hapur me nenin 11 pika 5.1 germa “f” dhe 5.2 të udhëzimit Nr.15, datë 24.07.2007 “Për kriteret dhe proçedurat e lëshimit të liçensave autorizimeve dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here