Sunday, March 23, 2025
Home Aktualitet Vettingu, të premten prokurorja Rovena Gashi para KPK-së

Vettingu, të premten prokurorja Rovena Gashi para KPK-së

0
647

Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurisë së Përgjithshme, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 20 korrik.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet në orën 09:45. Trupi gjykues përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka pezulluar nga detyra Rovena Gashin dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina pas vënies nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Shkallës Parë Durrës.

Sipas Prokurorisë, të dy bashkëshortët janë nën ndjekje penale për shkelje të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.  Ky nen përfshin “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here