Sunday, March 23, 2025
Home Aktualitet Fermerët e Zadrimës pa treg, i shesin prodhimet në dy anët e...

Fermerët e Zadrimës pa treg, i shesin prodhimet në dy anët e superstradës

0
941

Kur udhëton me makinë në superstradën Lezhë-Shkodër, në të dy anët e rrugës të bien në sy tezga ku shiten prodhime bujqësore.

Janë fermerë të Zadrimës që dalin për ti shitur ato në mungesë të një tregu, siç thonë ata,  apo pikave të grumbullimit.

Vëmendjen e blerësve të mundshëm tentojnë ta tërheqin me pankarta ku i bëjnë reklamë prodhimeve që tregtojnë.

Por mungesa e tregut dhe blerësve në superstradë bën që një pjesë e mirë e prodhimit të shkojë dëm bashkë me mundin dhe shpenzimet e fermerëve.

Për sa kohë tregu do të mungojë, prodhimet e fermeve të Zadrimes në Lezhë do të vijojnë të kalben, e ato që penalizohen nga kjo situatë janë banoret e kësaj zonë të cilet e kanë të lidhur jetesen e tyre me bujqësine.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here