Sunday, March 23, 2025
Home Politikë Një copëz “Shkodër” mbërrin në New York, zv/kryeministrja Mesi dhuratë personaliteteve në...

Një copëz “Shkodër” mbërrin në New York, zv/kryeministrja Mesi dhuratë personaliteteve në SHBA

0
648

Gjatë gjithë kësaj jave, zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë   Senida Mesi do të jetë e pranishme në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ku do të marrë pjesë në Forumin e Lartë Politik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në prezantimin e Raportit Vullnetar Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB dhe aktivitete të tjera.

Perkrah kesaj agjende jane zhvilluar edhe mjaft takime dypalëshe. Ajo që është vene re, është se Zv/kryeministrja  ka dhuruar nje copez Shkodre për çdo personalitet që ka takuar!

Ka qene pikërisht albumi Marubi, dhurata e menduar nga Mesi për të prezantuar një pjesë te kultures se hershme shqiptare.

Axhenda e zv/Kryeministres Mesi në Neë York do të jetë e ngarkuar me disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB-së si: Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB Amina Mohammed; Nën-Sekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike në OKB Rosemary Di Carlo; Administratori i UNDP Achim Steiner etj.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Znj. Mesi do të zhvillojë gjithashtu takim dhe aktivitet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here