Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Kroacisë ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Kolinda Grabar Kitaroviç tha se shqiptarët sakrifikuan jetën për lirinë e Kroacisë. Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të respektuar dhe të integruar.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për këtë ftesë dhe më kanë dhënë mundësinë për t’ju përshëndetur në këtë vizitë. Dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik. Shqipëria ka qenë vendi ynë mik gjatë kohës kur miqtë ishin të paktë. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kroacisë dhe më besoni, Kroacia nuk harron. Shqiptarët janë tërësisht të integruar dhe janë të respektuar në shoqërinë kroate”- tha Kolinda Grabar Kitaroviç.