Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, i cili u përurua ditën e djeshme.
Manjani thotë se ai bust e ka shëmtuar figurën e Arbnorit, pasi nuk jane ruajtur tiparet reale të personit.
Reagimi i Ylli Manjanit
Çfarë busti?!
E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska!
Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit.
Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre!
Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti!
Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë historisë.
Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla…
Shumë turp!