Alarmi i ish-Presidentit: Po zhduket Gjirokastra, duan vetëm kulla, beton dhe para

0
673

Gjirokastra e vjetër, po degradon dhe zhduket nga pak çdo ditë.

Alarmin e jep ish-Presidenti Bujar Nishani.

Duke apeluar për reagim, “duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin.

Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos”, bën të ditur më tej, Nishani.

Reagimi i plotë i ish-Presidentit Bujar Nishani

Gjirokastra e vjetër, një perlë nga fare të paktat, (që ne shqiptarët trashëguam nga historia jonë shumë e vjetër por me pak dëshmi), po degradon dhe zhduket nga pak çdo ditë.

Duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin.

Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos.

Ti mbrojmë ato pak prova të trashëgimisë së qytetërimit tonë që na kanë mbetur.

Makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë.

Ata, atë standard kanë.

Qytetarët të flasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here