Historia e një busti të munguar për Pjetër Arbnorin

0
787

Pjetër Arbnori lindi në vitin 1935 në qytetin e Durrësit. Pas pesë vjetësh, bashkë me familjen ku mungonte i ati, u vendosën në Shkodër. U arsimua në Kolegjin Saverian për disa vjet por, kur ishte veç 28 vjeç, u arrestua me aryse se donte të krijonte një front të ri partiak. Bëri burg 28 vjet!

Në periudhën post demokratike, ishte deputet dhe për pesë vjet, edhe Kryetar i Kuvendit. Vuajtjet dhe qëndresa e tij kanë bërë që ai, me të drejtë të njihet si “Mandela i Ballkanit”.

E di se është shumë pak për një jetë të tillë, kaluar ndër peripeci të shumta por, bashkë me faktin se ai ishte shkrimtar i 12 librave mjafton për të thënë atë çfarë dua të them.

Një vit pasi ndërroi jetë në Napoli të Italisë, Ministria e Kulturës çeli një konkurs për bustin që do t’i kushtohej kësaj figure aq të rëndësishme. Konkursi u organizua dhe fitoi skulptori shkodran Sadik Spahija, por gjithçka mbeti veç në kuadrin e një vagullie që asnjëherë nuk do të merrte trajtën e një busti të mirëfilltë.

Gjithçka u harrua, ndonëse kronikat e lajmeve dhe titujt e gazetave të kohës që tregonin për këtë konkurs që kishte çelur Ministira ekzistojnë akoma. Mjafton një kërkim i shukrtër dhe i gjen.

U desh të kalonin edhe 11 vjet deri në momentin kur Gramoz Ruçi, një ndër kundërshtarët e tij më të zjarrtë do të rilindte dëshirën për t’i dhënë Arbnorit një vend të përjetshëm jo vetëm në historinë e Kuvendit, por edhe fizikisht, në oborrin e atij institucioni.

Me kokën që i del nga një libër, ai bust tregon se me shpresë dhe me besim mund të arrish gjithçka, madje edhe të përjetosh rënien e një sistemi i cili të shkatërroi pjesë nga më të rëndësishme të jetës tënde.

@Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here