Friday, March 21, 2025
Home Kronika Policia arreston 2 persona në gjendje të dehur

Policia arreston 2 persona në gjendje të dehur

0
1069

Policia Rrugore ka arrestuar dy drejtues për drejtim mjeti në gjendje të dehur në kontrollet e natës së kaluar.

Ata kanë njoftuar se ka patur abuzim të drejtuesve edhe me shpejtësinë. Sipas policisë, janë pezulluar 12 leje drejtimi për lëvizje me makinë nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.

“Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto”, apelon Policia e Shtetit.

Kontrollet me drager u bënë në kryeqytet dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here