Bagazhet personale në doganën shqiptare, ja cili është kufiri që nuk ju taksohen

0
822

Në kulmin e sezonit turistik, kur qytetarët shqiptarë po qarkullojnë më shumë brenda e jashtë vendit, bëhet e domosdoshme nevoja për të ditur sa është kufiri i pataksueshëm i bagazheve personale. Dogana shqiptare sqaron se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

Udhëtarët në rrugë tokësore:

300 euro për çdo udhëtar

Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare:

430 euro për çdo udhëtar

Për udhëtarët nën 15 vjeç:

150 euro

Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare. Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Kujdes!Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here