Gadishulli i Ballkanit  do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.

Ditën e diel, datë 22 korrik  vendi ynë do të mbetet i përfshirë nga vala e nxehtë sahariane . Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  3-4 me lartësi  vale 1,0 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         16/34°C
Zonat e  ulëta           21/38°C
Zonat  bregdetare    22/37°C

LEAVE A REPLY