Gjyqtari Faqolli neser ne vetting,ja pasuria e tij

0
794

Ditën e nesërme do të jetë rradha e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli për tu përballur me organet e vettingut.

Faqolli do t’i nënshtrohet ditën e hënë vettingut, në mënyrë proritare, pasi është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Trupi gjykues që do të kryejë rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Astrit Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003 deri në 2010, kur u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit, e ndërsa që prej vitit 2013 ushton detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë, analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës.

Astrit-Faqolli-foto.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here