Kryeqyteti nderon legjendën e futbollit, stadiumi i Prishtinës merr emrin ‘Fadil Vokrri’

0
925

Stadiumi i Prishtinës merr emrin që i takon, atë të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda para kohe nga jeta për shkak të një ataku kardiak.

Në impiantin e futbollit në kryeqytetin e Kosovës janë montuar gërmat që përjetësojnë një emër të madh, që ka bërë kaq shumë për futbollin e vendit të tij.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye në këtë stadium do të zhvillohet një ndeshje testuese, për të marrë “ok”-in përfundimtar nga organizimi më i lartë i futbollit europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here