Kukësi-Qarabag, formacionet zyrtare. Cungu “blindon” mbrojtjen me 5 mbrojtës…

0
839

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet pasditen e sotme ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Kukësit dhe Qarabagut.

Pasi eliminuan me mjaft vështirësi maltezët e Vallettës, kuksianët e drejtuar nga Armando Cungu do të synojnë “mrekullinë” ndaj skuadrës nga Azerbajxhani, në të cilën luan edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Do të jetë një mision i vështirë, por jo i pamundur për verilindorët, të cilët duan të shkruajnë historinë në Champions.

Kjo sfidë do të luhet në orën 19:00 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Tekniku shkodran do ta nisë takimin me 5 mbrojtës, duke shfrytëzuar kundërsulmet.

Donjet Shkodra është titullari i sakrifikuar, i cili përfundoi në stol.

Nga ana tjetër, Qarabagu ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë mbrojtësin shqiptar Ansi Agolli.

Formacionet

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Qaqi, Maliqi, Rumbullaku, Musolli, Dzaria, Çyrbja, Melo, Plaku

Qarabagu: Vagner, Garajev, Medvev, Hysenov, Sadigov, Agolli, Slavçev, Ozobiç, Mishel, Guerrier, Madatov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here