Skandal në Spitalin e Shkodrës, pacienti hyn në operacion për stomakun dhe del i djegur nga salla

0
3031

Në Shqipëri çudirat nuk mbarojnë!

Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një qytetari nga Shkodra, i cili hyn në spital për të operuar stomakun dhe del i djegur.

Në prill të vitit 2015  Zyhdi Meti kryen një ndërhyrje kirurgjikale në stomak. Operacioni zgjati 3 ore e 30 minuta por kur ka hapur sytë ndiente një dhimbje të padurueshme jo në stomak por te këmbët.

Pasi bën me shenjë  pjesën e trupit nga i vinte dhimbja, familjarët tmerrohen kur shikojnë që të dyja këmbët e Zyhdiut ishin  të djegura.

Por çfarë kishte ndodhur?

Gjate kohës që  kryej operacioni janë 2 pllaka të holla metalike mbi të cilat vendosen kembet e pacientit, të cilat kishin me shumë temperature se normalja  dhe i kishin shkaktuar Zyhdiu  djegie të gradës së tretë në të dyja pulpat e këmbëve. E gjithë kjo vjen nga pakujdesia e mjekëve.

Për 7 muaj i moshuari nuk mundi të ecte dhe muskujt e këmbëve filluan të humbnin funksionet e tyre. Me pas  shtrohet për 2 muaj te QSUT ku mjeket i bëjnë plastike te këmbët.

Zyhdiu hodhi në gjyq spitalin e Shkodrës, dhe gjykata e Shkallës së parë vendosi që Zyhdiu duhet të dëmshpërblehet  nga spitali i Shkodrës për dëmtimin ndaj tij.

“Gjykata e Shkodrës me dha të drejtë dhe më tha që më takon dëmshpërblimi. Por spitali i Shkodrës  e apeloi çështjen dhe e ka çuar te gjykata administrative e Tiranës. Më ka thënë avokati im që duhet të presim 2 ose 3 vjet që të na vijë radha e gjyqit. Tani kur do t’i marr lekët unë kur të vdes?

Unë  kam fakte, jam djegur jam sakatuar dhe akoma mezi eci dhe këto më zvarrisin qe mos t’i marr  asnjëherë leket. Kjo nuk është e ndershme”, denoncon Zyhdi Meti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here