Thursday, April 25, 2024
Home Sport Skandali financiar tek Vllaznia, reagon ish-administratori: Bëra çdo gjë sipas ligjit

Skandali financiar tek Vllaznia, reagon ish-administratori: Bëra çdo gjë sipas ligjit

0
1002

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” Fatos Gjyrezi dhe Neritan Kalamishi si dhe financierin e këtij klubi, Denis Fani.

Për ta u ngrit akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim i fondeve publike duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30 000 000 lekësh.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish- administratori Kalamishi i cili shprehet se ka bërë çdo gjë sipas ligjit që Vllaznia të mos binte nga Kategoria.

Ja reagimi i plotë në Facebook:

Kam bere dhe do beja gjithçka qe “Vllaznia “ekipi im i Zemres te mos binte nga kategoria…!(Gjithçka sipas ligjit)Pa buxhet te miratuar,qeveria kundra,pa stadium dhe i mbetur pa perkrahjen e atyre qe me vendosen,kurr nuk e rrezikova qe te bie…!Ne vendin e 7 . (Megjithese me burgosen me pa te drejt per vjedhje dritash.Megjithese per pak nuk perfunduam ne burg ne Puke mekonfliktin me Olsi Ramen qe na vodhi ndeshjen me arbitra…..)I Love Vllaznia,te uroj kthim te shpejt ne Superiore!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here