Historike, kthehet vizita në Shkodër pas një shekulli

0
1139
Ilustrim i takimeve të fretërve, pjesë e të cilëve ishte edhe Padër Anton Harapi

Shekullin e kaluar, kur Shqipëria kishte fare pak kohë që kishte dalë nga zgjedha osmane, një ndër patriotët e shquar dhe kontributorët më të njohur në çështjen kombëtare, Padër Anton Harapi do të vendoste të vizitonte Tuzin, tokë shqiptare në Mal të Zi, duke lundruar në Liqenin e Shkodrës me një varkë.

Padër Anton Harapi

Kjo ngjarje e rrallë për kohën, ndonëse sot është edhe më e rrallë pasi linjat ujore në Shkodër kanë kohë që nuk funksionojnë, bëri bujë në rrethet intelektuale ku padri u mirëprit, me shumë mundësi për të diskutuar mbi brishtësinë e filizit Shqipëri.

Ndonëse kanë kaluar 100 vjet nga kjo ngjarje, në kujtesën e shqiptarëve të moçëm që jetojnë në Mal të Zi të cilët e kanë dëgjuar këtë tregim nga paraardhësit e tyre, ajo nuk është fshirë. Për këtë arsye, simbolikisht, duke u ndjerë borxhli karshi veprimit të padër Antonit, ata u nisën sot në mëngjes me një anije për të mbërritur paraditë në fshatin turistik të Shirokës, buzët e të cilit puhten nga uji i liqenit më të madh në Ballkan.

Anija me të cilën “u kthye vizita”

Ndër fatlumët që qenë pjesë e kësaj “aventure” qenë profesorë, studiues, gazetarë e njerëz të thjeshtë.

Për profesorin e Universitetit të Podgoricës Marko Camaj, katër orët e kalaura në këtë udhëtim mes liqenit të Shkodrës ishin emocionuese dhe shumë të bukura. Ai shpreson që ky udhëtim të kthehet në një traditë të përvitshme, ku iniciator nuk janë organizatorët e sotshëm, por padër Anton Harapi.

Profesor Marko Camaj

Mikpritës ishte kompozitori shkodran Zef Çoba të cilit i’u dhurua nga miqtë një skultpurë e vogël kristali e Dedë Gjo’ Lulit.

Atmosfera e pritjes në Shirokë ishte e ngrohtë. Ajo u krijua nga kurioziteti dhe kënaqësia që të pranishmit ndjenë kur mësuan arsyen e vërtetë të udhëtimit.

Përposë simbolikës, ky udhëtim duhet të shërbejë edhe si një kërkesë e drejtuar tërthorazi pushtetit në Shqipëri e në Mal të zi që të krijojnë një linjë ujore që do të bashkojë dy vendeet fqinje!

@KONICA. AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here