Friday, April 19, 2024
Home Politikë “Ku punohet bëhen dhe gabime”, Ambasadori austriak flet për vettingun dhe opozitën

“Ku punohet bëhen dhe gabime”, Ambasadori austriak flet për vettingun dhe opozitën

0
675

Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord apo në një linjë me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, duke folur nga Korça thotë se vettingu ka disa vonesa të vogla por është në rrugë të mbarë.

Sattler: Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord dhe në një linjë me ne. Roli i opozitës është në fakt të jetë një opozitë e besueshme, të ofrojë alternativa dhe të sjellë opsione të tjera. Unë mendoj se ka vonesa, thjesht të vogla që do kalojnë.

Megjithatë diplomati austriak pranon që procesi ka edhe gabime.

Sattler: Aty ku hahet bëhen thërrime, kjo do të thotë se aty ku punohet bëhen dhe gabime. E rëndësishme është që drejtimi të jetë ai i duhuri, dhe që shumë shpejt të kemi një sistem drejtësie shumë më të mirë se ai i 25 viteve të fundit.

Ambasadori austriak shpreh keqardhjen që palët politike nuk arritën dot kompromisin për të kaluar në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, por nuk i humb shpresat.

Sattler: Më vjen keq që në seancën e fundit parlamentare nuk u arrit në një kompromis. Por jam i bindur që do të ketë një mënyrë për të arritur një kompromis dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Duke u kthyer pas në kohë, Ambasadori austriak thotë se në katër vite procesi për reformën në drejtësi ka ecur mirë.

Sattler: Besoj se kur flitet për reformën në drejtësi duhet te hedhim një shikim që kur filluam para 4 vitesh. Ndërkohë është shndërruar 1/3 e Kushtetutës, u hartuan 40 ligje të reja. Ndërkohë që ndodhemi në procesin e vettingut, me pak vonesa të vogla por une jam i mendimit që shume shpejt do arrijmë në rrugën e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here