Stefan Çapaliku “sjell nga Bullgaria” librin e tretë

0
900

Dramatrugu, regjizori e shkrimtari i mirënjohur Stefan Çapaliku ka botuar sëfundmi dy pjesët e para të librit të tij “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, koncpetuar qysh në fillim si trilogji. Nën logon e Botimeve “Fishta”, lexuesit shqiptar i ka ardhur ky libër i cili, më tepër se fiction është rrëfim i jetës së autorit dhe peripecive e vuajtjeve të atij e çdo shqiptari tjetër në periudhën boshe të komunizmit.

Të dy vëllimet e para të librit, sikurse vetë autori është shprehur për “Radio Bullgarinë”, i ka shkruar në rezidenca artistësh jashtë: të parin në në Francë ndërsa të dytin në Kroaci. Nuk kishte si të ndryshonte as vëllimi i tretë.

Nëpërmjet një statusi në facebook, autori thotë:

I lumtur sa s’ka, që mbas një muaj qëndrimi në Sofie, në rezidencën e shkrimtarëve dhe përkthyesve “Next Page”, arrita të shkruaj vëllimin e tretë të romanit tim “Secili çmendet simbas mënyres së vet”…

Dy vëllimet e para janë pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe kritika. Ata janë promovuar në ambinete intelektualësh në të gjithë Shqipërinë, duke filluar me Shkodrën e autorit deri në Korçë.

Duke pritur për të parë suksesin e vëllimit të tretë, urojmë autorin dhe të gjithë lexuesit që e presin prej shumë kohësh këtë roman, pasqyrë të qartë kohe ku gjithë brezi i autorit, pa asnjë vështirësi mund dhe do, të gjej veten.

@KONICA. AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here