Fotolajm: Duka vlerëson shkodranët, takim me trajnerin e Hysajt,Gurit, Vajushit…etj

0
1931

Një takim të veçantë ka patur, presidenti Armand Duka në zyrat e tij. Ditën e sotme, i pari i Federatës Shqiptare të Futbollit ka pritur trajnerin Taip Piraniqi dhe djalin e tij Rudi, po në rolin e trajnerit.

Duka ka një miqësi të mirë me drejtuesit e një prej akademieve më të suksesshme në Shqipëri, Shkodra. Babë e bir kanë ngritur punën e tyre me djersë dhe me sakrifica duke nxjerrë dhe emra të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Elsied Hysaj, Sindrit Guri, Armando Vajushi, Rubin Hebaj janë vetëm disa nga futbollistët që kanë dalë nga duart e trajnerit Piraniqi.

Pamfleti mëson se ata ishin vetëm para disa orësh në zyrën e Dukës dhe kanë diskutuar për një sërë çështjes. Momentalisht, Taip Piraniqi ishte dhe një nga emrat e përfolur për të marrë rolin e drejtorit sportiv të Vllaznisë. Afrimiteti me Dukën mund të luaj rol që shkodranët të mendohen dy herë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here