Shqipëria, vendi i pare ne rajon për borxhin me te madh publik

0
802

Borxhi publik në 3-mujorin e parë të këtij viti, në Shqipëri ka arritur 69%. Shqipëria është vendi i 14-të në Europë për nivelet e borxhit publik. Ndërkohë shteti me borxhin më të lartë është Greqia

Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Shifrat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet kandidate (shih grafikun në fund).

Shqipëria ia kalon dhe shtetit më konkurrues të Europës, Gjermanisë, e cila pasi e rriti borxhin në rreth 80% të PBB-së pas krizës së vitit 2008, ka arritur ta ulë atë në 62.6% në tremujorin e parë 2018, sipas Eurostat.

Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka pritet ta rrisë më tej borxhin real publik (FMN ka kërkuar që PPP-të të regjistrohen si borxh publik që në momentin e parë të angazhimit dhe jo vetëm çdo vit si shpenzime korente

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here