Turizmi në Alpe, të huajt shpenzojnë 81 euro në ditë, përbëjnë shumicën e vizitorëve

0
600

Vizitorët shqiptare dhe të huaj që vizitojnë Alpet në Veri të Shqipërisë i lidh një e përbashkët. Pëlqejnë natyrën, sportin dhe aventurën por kur vjen puna tek shpenzimet kanë diferenca. Në Planin Sektorial të Turizmit për rajonin e Alpeve Shqiptare, që tashmë ka kaluar hallkat e miratimit dhe ka nisur zbatimin dhe ku caktohen edhe objektivat deri në vitin 2031, janë të publikuara edhe rezultat e disa pyetësorëve.

Rreth 1405 vizitorë të cilët janë pyetur gjatë fazës së hartimit të dokumentit për aktivitetet kryesore dhe arsyet pse pëlqejnë Alpet duke nënvizuar edhe koston për secilin.

Profili i turistit shqiptar të Alpeve është ai me një moshë 25-45 vjeç me arsimim të lartë, të cilët preferojnë të strehohen në bujtina dhe hotele me pamje tërheqëse, për një periudhë kohore 2-ditore, duke shpenzuar rreth 67 euro në ditë.

“Interneti, rekomandimi i miqve dhe televizioni; janë kanalet kryesore që kanë nxitur interesin për të pushuar, relaksuar, argëtuar, zbavitur, për të kryer aktivitete sportive dhe përfituar nga gastronomia lokale e Alpeve Shqiptare. Aspektet kryesore që i shtyjnë vizitorët të frekuentojnë zonën e alpeve janë: interesi për natyrën, cilësia e peizazhit, mikpritja, stili i jetesës dhe mundësia për të takuar popullsinë lokale”, thuhet në plan.

Sakaq aktivitetet kryesore dominohen nga ecja në natyrë, fotografimi, pikniku dhe gastronomia lokale.

Edhe pse shqiptarët janë prezentë në fakt 67 për qind e atyre që vizitojnë Alpet, sipas anketës janë të huaj. Profili pak a shumë është i njëjtë si turisti shqiptar në moshën 25-45 vjeç me arsim të lartë por që preferojnë në vend të hoteleve, në bujtina dhe kampingje me pamje tërheqëse. Periudhë më të gjatë qëndrimi kryesisht 3-ditore, duke shpenzuar rreth 81 euro në ditë, ku transporti zë rreth 56% të buxhetit të tyre ditor.

Për këtë grup interesi mund të jetë zgjuar nga internet, miqtë apo librat turistikë. Aspektet kryesore që i shtyjnë vizitorët të frekuentojnë zonën e alpeve janë: interesi për natyrën, cilësia e peizazhit, aventura dhe sportet, mikpritja, stili i jetesës dhe mundësia për të takuar popullsinë lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here