Kukësi i Cungut njeh kundërshtarin, turi i tretë është i kalueshëm

0
786

Është mbyllur ndeshja mes Vikingurit dhe Torpedo Kutaisit me fitoren e miqve me rezultatin e thellë 0-4. Në këtë mënyrë, gjeorgjianët e Torpedos kalojnë në turin e tretë të Ligës së Europës, aty ku përballë do të kenë Kukësin që u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve.

Në fakt, gjeorgjianët e kishin siguruar që në takimin e parë kualifikimin, duke qenë se fitonin 3-0 në shtëpi, ndërkohë që sonte e kanë vulosur atë zyrtarisht, me Vikingurin që u dorëzua pa kushte.

Duke parë nivelin e skuadrave, Kukësi beson në një kualifikim ndaj Torpedos, për të kaluar në “Play Off” të Ligës së Europës.

Ndeshja e parë mes Kukësit dhe Torpedos, do të luhet në Gjeorgji në datën 9 gusht, ndërkohë që një javë më vonë, Kukësi e pret kundërshtarin në Shkodër.

Torpedo Kutaisi vjen në këtë fazë të Europës, si kampione e Gjeorgjisë. Në Ligën e Kampioneve, ajo nuk mundi të shkonte më shumë se turi i parë, duke qenë se u eliminua nga Sherif Tiraspoli, skuadër të cilën e mundi Shkëndija pak ditë më parë. /Vipsport/

Torpedo Kutaisi-Kukësi (9 Gusht)

Kukësi-Torpedo Kutaisi (16 Gusht)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here