Saturday, April 20, 2024
HomeUncategorizedMinistri Xhafaj fjalë të mira për Policinë e Shkodrës, por ka një...

Ministri Xhafaj fjalë të mira për Policinë e Shkodrës, por ka një porosi të veçantë

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Policisë Vendore Shkodër. Gjatë këtij takimi, ministri Xhafaj nuk i ka kursyer fjalët e mira për punën e policisë në parandalimin e disa ngjarjeve kriminale të fundit në këtë rreth, por ka pasur një porosi për çështjen e aksidenteve.

“Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka po bëni, me gjithë vështirësitë që keni në punën e përditshme. Keni një vlerësim të veçantë për reagimin policor në parandalimin e disa ngjarjeve të fundit në Shkodër, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit. Ajo që kërkoj janë masat shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar”, u shpreh ministri Xhafaj.

Nga ana tjetër Drejtori Vendor i Policisë Vehbi Bushati tha se situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll dhe ka ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë.

“Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja. Kemi marrë disa masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Ndërkohë kemi ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit”, u shpreh Bushati.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts