Shfaqjet kulturore kanë qenë më të shumta në tremujorin e dytë të vitit por spektatorët që kanë mbushur sallat kanë qenë më të pakët në raport me një vit më parë. Instituti i Statistikave publikoi shifrat për kulturën duke dhënë në detaj ecurinë e aktiviteteve në institucionet kryesore si teatrot, muzetë apo biblioteka.

“Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e dytë 2018 është 279, duke pësuar një rritje me 28,6 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 49.678, duke pësuar rënie me 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2018 është 178 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rënie me 28,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 119 shfaqje/ekspozita në tremujorin e dytë 2018. Numri i spektatorëve në tremujorin dytë 2018, është 14.702, duke shënuar rritje prej 34,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri mesatar i spektatorëve në Teatrin Kombëtar Eksperimental, gjatë tremujorit të dytë 2018, është 124 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rënie prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, thuhet në raportin e INSTAT.

Po kështu numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë2018, është 75 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 31,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i spektatorëve është 8.274 duke shënuar rritje me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, shkruan “monitor”.

“Numri mesatar i spektatorëve në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, në tremujorin e dytë 2018 është 110 spektatorë/vizitorë për shfaqje, duke pësuar rënie me 15,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” vlerëson INSTAT.

Muzetë
Muzetë duket se janë pjesa në atraktive e aktiviteteve kulturore. “Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e dytë 2018, është 104.382, duke shënuar rritje me 85,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 67,9 %, ndërmjet tremujorit të dytë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 120.257, me një rritje prej 67,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.

Biblioteka frekuentimi “në rënie të lirë”
“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare, në tremujorin e parë 2018, ka pësuar rënie me rreth 38,0 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.832 botime, 44,9 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 392 ishin tituj të rinj dhe 1.440 ekzemplarë të rinj” vlerëson INSTAT.

LEAVE A REPLY