Saturday, August 24, 2019

Dikush me ecje dhe dikush me not, dita nis kështu për Metën, Ramën e Tahirin

877
0

Blu, diell, aromë deti dhe qetësi dhe pushime të fal gushti.

Në të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tëitter njerëzit postojnë foto nga momentet e tyre  pranë bregdetit.

Nuk kanë munguar të postojnë foto as presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, apo ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Sot në mëngjes presidenti Meta ka preferuar të nisë ditën me ecje. Në një postim në facebook ai shkruan

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nuk ka më mirë se ta nisësh ditën me 10km ecje pasi dita është e jotja”.

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të nisë ditën me not.

Në një video të postuar në instagram duket në mes të detit që noton. Të njëjtin stil edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sfidat në not dhe në ecje kohë më parë i ndërmerrte edhe ish kryeministri Sali Berisha, por kohët e fundit në profilin e tij në facebook i ka lënë vend vetëm denoncimeve për keqqeverisjen e Edi Ramës.

LEAVE A REPLY