Vllaznia ka mbyllur audicionet për trajnerin e ri dhe drejtorin sportiv. Nëpërmjet një njoftimi të çuditshëm në “Facebook”, klubi shkodran njoftoi disa ditë më parë se të gjithë të interesuarit që dëshironin të ishin trajner të Vllaznisë dhe drejtor sportiv, të çonte CV në adresën e klubit.

Në listat e bërë publike nga klubi rezultojë 3 kandidatë për drejtor sportive dhe 5 për trajner ku bie në sy ai italianit Baldo Ranieri.

NJOFTIMI I KLUBIT: 
“Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton përfundimin e fazës së parë të përzgjedhjes së trajnerit dhe drejtorit sportiv. Pas administrimit të kandidaturave të paraqitura, të cilat kanë qenë të konsiderueshme, serioze dhe nga brenda e jashtë Shqipërisë, KF Vllaznia sh.a. ka vendosur vijimin e procedurës së përzgjedhjes për kandidaturat më poshtë:

1.Për pozicionin e Drejtorit Sportiv

Agim Canaj

Alban Neziri

Ergin Firat

Për pozicionin e Trajnerit
Baldo Raineri

Dervish Haxhiosmanoviç

Edi Martini

Ergin Firat

Hasan Lika

Përzgjedhja e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituara dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidaturë. KF Vllaznia falënderon të gjithë ata që u shprehën të gatshëm të kontribuonin pranë Klubit, ndërsa në ditët në vijim do të ketë sërish komunikim për ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

LEAVE A REPLY