Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetGjin Gjoni vilë 700 mijë euro me para të dyshimta

Gjin Gjoni vilë 700 mijë euro me para të dyshimta

-

ILDKP: Bashkëshortja e gjyqtarit deklaroi shitje aksionesh me vlerë 300 mijë euro, realisht i shiti 70 000 lekë, u falsifikua kontrata për të justifikuar pasurinë, deklarojnë edhe apartament 530 milionë lekë të vjetra dhe dyqan 150 mijë lekë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i KLD, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim të dyshimtë.

sipas ILDKP, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi e kanë blerë rezidencën në vitin 2012. Po gjatë këtij viti, ata deklarojnë blerjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, 67 180 euro llogari në Strasburg si dhe 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Për të justifikuar burimin e këtyre pasurive, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur sipas ILDKP, realisht aksionet janë shitur për 70 000 lekë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts