Drejtuesit e Kukësit kanë vendosur të ndërrojnë stadium. Duke nisur nga ndeshja e Europa League me “Torpedo Kutaisin” e Gjeorgjisë, Kukësi do të luajë si pritës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nuk dihet arsyeja, por drejtuesit e Kukësit kanë vendosur të ndërrojnë stadium, duke nisur nga ndeshja e Europa League me Torpedo Kutaisin e Gjeorgjisë. Deri tani, ndeshjet europiane si pritës, Kukësi i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ku nuk mundi të fitonte as me Valleta dhe as me Qarabag.

Siç mësohet nga drejtuesit e klubit verilindor, nuk është çështje fati apo supersticioziteti, Kukësi ka zgjedhur të luajë si pritës në stadiumin “Elbasan Arena” duke qenë se Elbasani është më afër me Tiranën.

Kukësi stërvitet në kryeqytet dhe kështu do të udhëtojë më pak për ndeshjet si pritës. Stadiumi “Zeqir Ymeri” është në rikonstruksion dhe kështu ndeshjet shtëpiake kuksianët do t’i luajnë në stadiumin ku luan edhe Kombëtarja kuqezi.

LEAVE A REPLY