Në këtë të diel vere, presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ disa foto nga bukuritë përrallore të Bjeshkëve të Rugovës.

Kreu i shtetit u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë, ndërsa nuk e fsheh në foto kënaqësinë e faktit që ndodhet mes ajrit të pastër e gjelbërimit.

“Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë. 🇦🇱”, shkruan Meta, teksa shfaqet i veshur sportiv dhe me atlete dhe shijon ujin e pastër dhe të ftohtë të Bjeshkëve.

LEAVE A REPLY