AKU aksion në terren, sekuestron 122,5 kg mish derri në Lezhë

0
870

Në sajë të masave për sezonin veror, AKU po vijon kontrollet e saj në terren, ndërsa këtë herë është ndalur në qarkun e Lezhës dhe Elbasanit. Mësohet se trupa inspektuese e DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore, pasi ata kryenin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar dhe pa kushte higjeno-sanitare.

Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Po ashtu ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here