Ditë të nxehta politike,Dua Lipa zbarkon në Kosovë për një koncert madhështor

0
863

Tensionet Kosovë -Serbi, deklaratat për ndarje, autonomia e veriut, përplasja e mundshme atje që mund të shkatojë edhe viktima, mbajnë vulën e politikanëve Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç.

Por, kjo mund të ndryshojë këtë javë, shkruan The Guardian, kur Dua Lipa do të vijë për të kënduar në Kosovë në Festivalin Sunny Hill.

Gazeta shkruan se 22 vjeçarja mund ta kthejë Kosovën në hartën botërore, ta përmirësojë imazhin e saj dhe ta ngris krenarinë brenda vendit.

Ylli botëror i hitit ‘New rules’, Dua Lipa do të përformojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për të rritur imazhin e vendit.

Ne duam t’u japim njerëzve një ndjenjë të përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës’, tha Dukagjin Lipa

‘Kjo është mënyra më e mirë për ta promovuar Kosovën si një vend paqedashës, muzikëdashës  që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen’- pohoi Lipa.

Dukagjin Lipa tregon se dalëngadalë, imazhi i Kosovës në Britani po ndryshon për mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here