Kampionati Evropian i Atletikës në ambiente të hapura .Shqipëria me Smajlaj dhe Gegën

0
953

Starton sot pasdite në Berlin, kampionati Evropian i Atletikës në ambiente të hapura. Shqipëria përfaqësohet në këtë eveniment me Izmir Smajlaj që do të marrë pjesë në garën e kërcimit së gjati dhe Luiza Gega.

 I pari që do të zbresë në pistat e atletikës do të jetë pikërisht Smajlaj, kampioni i Evropës në salla të mbyllura.

Në orën 16:35 do të nisin garat kualifikuese të kërcimit së gjati dhe Smajlaj është në Grupin A. Atleti shkodran, 25 vjeçar është mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m, ndërkohë që rezultatin më të mirë sezonal e ka 7.9 m.

Synimi i 25 vjecarit ësghtë jo vetëm që të kualifikohet për në finalen e 8 gushtit, por edhe të ngjitet në podium.

Ndërsa Luiza Gega, që si zakonisht i ka bërë përgatitjet e saj në Korçë do të marrë pjesë në garën e 3000 m me pengesa në këtë evropian. Atletja shqiptare që vjen pas fitores së medaljes së Artë të fituar në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës, do të garojë fillimisht në 10 gusht në bateritë kualifikuese për një vend në finale që do të zhvillohet në 12 gusht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here