Asgjë nuk ka mjaftuar, 25 % e energjisë elektrike ende nuk paguhet!

0
767

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikoi të hënën disa tregues të performancës së kompanisë për gjashtëmujorin e parë të vitit.

OSHEE pranon se treguesi i humbjeve në rrjet për gjysmën e parë të këtij viti ishte 25.4%.

Kjo do të thotë se të paktën 1/4 e energjisë që konsumohet, nuk paguhet.

Shifra konfirmohet edhe nga Instat, i cili raportonte vitin e kaluar se se niveli i humbjeve në rrjet kishte qenë 25.2%.

OSHEE është akuzuar se ka vijuar praktikën e çekëve duke faturuar humbjet në rrjet, në mënyrë të paligjshme në faturat e konsumatorëve të rregullt.

Kjo do të thotë që qytetarët që paguajnë, paguajnë më shumë se konsumojnë, që OSHEE të arkëtojë nëpërmjet tyre edhe paratë e atyre që nuk paguajnë.

Këto akuza asnjëherë nuk janë hetuar seriozisht, megjithëse si për ish-CEZ ashtu edhe për OSHEE në Prokurori ka çështje të hapura.

Megjithë aksionin e njohur kundër atyre që nuk paguajnë energjinë si dhe forcimin e masave ligjore, kundër tyre, shifrat e fundit konfirmojnë se një sasi e madhe e energjisë elektrike, ende nuk paguhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here