Pas me shume se 20 vitesh, ne Vaun e Dejes u organizua nje turne ne minifutboll per te rinjte e ketij qyteti dhe Shkodres.  Ideja ishte e presidentit te ekipit “Juban Danja” ne futboll per femra, Ferdinand Jakut e cila me pas u mbeshtet edhe nga bashkia dhe Dioqeza e Sapes. Per disa jave me rradhe, 12 ekipe u perballen me njera – tjetren dhe ne finalen e madhe te mbremjes se te henes u perballen te rinjte e Vaut te Dejesit me ato te Mjedes ku keta te fundit u shpallen fitues te krejt turneut.

Aktivitete te tilla i mungonin prej vitesh kesaj zone dhe  organizatoret shprehen te kenaqur  me mbarevajtjen duke falenderuar   lojtaret per nivelin sportiv dhe kulturen e treguar.

 

Ne fund, per te dy ekipet finalist u shperndane certifikata mirenjohje, trofeu ku nuk munguan as  surprizat. Mbarevajtja e ketij aktiviteti dhe impakti pozitiv qe solli ne kete zone, ka bere qe drejtuesit  te mendojne qe kupen “Danja” ta organizojne edhe ne vitet e ardhshme per ta kthyer ne nje tradite te bukur.

 

LEAVE A REPLY