Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Rriten temperaturat, nesër arrijnë 37 gradë celcius

Rriten temperaturat, nesër arrijnë 37 gradë celcius

0
685

Nesër pritet të ketë një mot më të nxehtë.  Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë celcius.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se ka rrezik të lartë zjarresh në zona të lokalizuara si Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër).

Konkretisht temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 23 / 34 °C

-në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

-në vendet malore: 15 / 30 °C

Mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ku priten reshje lokale të dobëta.

Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë me shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

 

/Ora News.tv/


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here