Televizioni kinez CGTN përshkruan atraksionet turistike të Shqipërisë

0
623

Një ndër kanalet televizive më të rëndësishëm në Kinë, CGTN, i dedikoi një reportazh Shqipërisë për turizmin.

“Shqipëria po përpiqet të përfitojë nëpërmjet trashëgimisë së saj kulturore dhe kuzhinës për të tërhequr turistë. Nën rrugët e Tiranës, në qendër të qytetit është një labirint i bunkerëve nëntokësorë që tani është e hapur për turistët”,thekson televizioni kinez.

Në intervistën e tij, ministri i turizmit Blendi Klosi shprehet se po punohet për të  krijuar një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë.

Televizioni më i ndjekur në Kinë thekson se Shqipëria është krenare për traditën e kulinarisë duke sjellë shembullin përmes gatimeve vendase.

Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018, dhe sipas ministrisë së tubimit kjo ka sjell që Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë të rritet krahasuar me një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here