Gjatë pushimeve, secili prej nesh e humbet sensin e kohës duke u relaksuar në maksimum, pa menduar për angazhimet e shumta, e sidomos për ato të cilat lidhen me punën. Fatkeqësisht, pushimet ikin sa hap e mbyll sytë dhe më pas fillon stresi i përditshëm.
Për një pjesë të mirë të njerëzve, pushimet kanë mbaruar. Por fundi i tyre, zakonisht përkon me fillimin e stresit. Ndaj ne po ju sjellim disa rekomandime se si ta largoni atë, teksa rifilloni punën…
Gjatë pushimeve, secili prej nesh e humbet sensin e kohës duke u relaksuar në maksimum, pa menduar për angazhimet e shumta, e sidomos për ato të cilat lidhen me punën. Fatkeqësisht, pushimet ikin sa hap e mbyll sytë dhe më pas fillon stresi i përditshëm. Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë ta përballoni në mënyrën e duhur stresin, pas rikthimit nga pushimet.
Të pranojmë jetën ashtu siç është
Duhet të pranojmë idenë se pas pushimeve do të thotë t’u kthehemi përsëri pranë personave me të cilët do të kalojmë 11 muajt e ardhshëm. Të gjejmë përsëri aty miqtë e vjetër na jep kënaqësi, por ka gjëra të cilat duam t’i ndryshojmë. Bëjeni atëherë në mënyrën më të mirë, duke larguar ose duke injoruar gjithçka që ju mërzit. Vetëm në këtë mënyrë do t’i mbijetojmë dëshirës për t’u larguar nga të gjithë.

Të rikuperojmë kohën e humbur

Duhet të përpiqemi të rikuperojmë marrëdhënien me kohën e kaluar, ose ndoshta me objekte të harruara ose të cilat do të donim t’i flaknim, duke u munduar për të bërë diçka të re. Ndoshta, një shëtitje e mirë në një nga ato tregje, të cilat kanë gjëra të vjetra, mund t’ju ofrojë mundësinë për t’i dhënë shtysë kreativitetit tuaj. Rikthimi në shtëpi nuk është i lehtë të përtypet dhe shpeshherë këtë e përjetojmë në një mënyrë që na bën të ndihemi keq me veten. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm që kjo është një fazë kalimtare, e cila do të zhduket atëherë kur ne nuk e presim.

Mos bëni që puna t’ju mundë
Rikthimi në shtëpi pas pushimeve do të thotë dhe rikthim në punë. Një sërë letrash mbi tavolinë dhe rregulla pa fund. Si do t’ia dal? Më mirë të mos i mendoni këto gjëra. Të gjitha duhet të përballohen gradualisht, duke filluar nga gjërat më të thjeshta dhe më pak impenjative. Tavolina juaj do nisë të zbrazet menjëherë dhe ju do të ndiheni më mirë sesa e kishit menduar.

Ushqyerja e duhur
Stresi luftohet edhe nga tavolina. Të gjithë duhet të mendoni edhe për vaktet tuaja, duke u ushqyer shëndetshëm dhe lehtë. Mëngjesi ka shumë rëndësi për të nisur një ditë të mbarë.

Lëvizjet e shumta
Edhe aktivitetet fizike ndikojnë shumë në uljen e stresit dhe relaksimin e trupit dhe të mendjes.

Veshja
Gjatë pushimeve e braktisim disi mënyrën e veshjes. Por nëse bëhet fjalë për të shkuar në punë, padyshim mënyra jonë e të veshurit duhet të bëhet më e rregullt dhe formale.

Vlerësimi i fundjavës
Në përputhje me angazhimet tona, ne duhet të bëjmë çmos që gjatë fundjavës t’i përkushtohemi totalisht vetes. Një udhëtim i shkurtër, apo një darkë e këndshme romantike nuk duhet të na ikë prej duarsh. Me pak fjalë, duhet të gjejmë mënyrën që të shtunat dhe të dielat tona të mos jenë si gjithë ditët e tjera.

Kujtimet nga pushimet, terapi kundër stresit
Shkrimi i një ditari është mënyra më e mirë që ta ruani atë që keni përjetuar. Aty mund të ruani fotografi dhe shënime, e sa herë t’i shikoni, truri do ta përjetojë edhe një herë pushimin. Kjo mund të jetë e dobishme për ata që vuajnë nga stresi pas pushimeve verore.

Kultivoni lule
Sipas një studimi nga revista “HortScience”, teksa vëzhgoni kopshtin tuaj që rritet, ndjenja e përmbushjes me kënaqësi, rrit edhe koeficientin e lumturisë. Sezoni i vjeshtës është ideal për të kultivuar lule dhe bimë të reja, lulëzimin e të cilave do duhet ta shini me kohë, edhe gjatë dimrit. Sugjerohet që pasi të ktheheni nga puna, bëni mirë të relaksoheni duke u marrë me kopshtin tuaj, me mbjelljen e luleve.

LEAVE A REPLY