KLSH: Dëmi në 6 muaj, 104 milionë euro

0
742

Në periudhën janar-qershor 2018, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik , i cili i kalon100 milionë euro. Shifrat bëhen të ditura në buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në 6-mujorin e parë të vitit.

KLSH thotë në raport se nga auditimet gjatë kësaj periudhe janë konstatuar: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro; shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801 mijë lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro. Në shkeljet me dëm ekonomik (shpenzimet), në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në vlerën e përgjithshme prej 21,966 mijë lekë, ku pjesa më e madhe i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367 mijë lekë. Në fushën e prokurimeve,shkeljet ishin në vlerën e përgjithshme prej 520,835 mijë lekë, ku shkeljet më të mëdha ishin në Bashkitë Këlcyrë dhe Vlorë, me përkatësisht 37.4 dhe 29.3 milionë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here