Milani dhe Chelsea prej ditësh ishin në garë për Mateo Kovacic, me anglezët të cilët dolën të fituar në fund pasi bindën Realin për ta huazuar me 1 vit.

Pa përfitime nuk ka dalë as Milani në këtë marrëveshje pasi sipas mediave italiane ‘djalli’ ka siguruar shërbimet e Bakyoko me formulën e huazimit.

Leonardo, drejtori sportiv i klubit italian, është takuar sot me vëllanë-agjent të futbollistë, duke rënë dakord edhe për rrogën.

Chelsea ka rënë dakord me Milanin që verën e ardhshme të paguhen 30 mln euro për blerjen përfundimtare të futbollistit, pavarësisht se londinezët në 2017 paguan 40 për ta marrë nga Monaco.

Në këtë mënyrë Milani i fondit ‘Elliot’ përforcohet me një tjetër futbollist pas Higuain dhe Caladara-s.

LEAVE A REPLY