Institucionet shtetërore zgjidhin qesen: 2. 5 mld lekë për fuoristrada e limuzina

0
2857

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike ka publikuar dokumente nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ku bëhet fjalë për blerjen e një sërë automjetesh për institucionet shtetërore.

Nga dokumentet vihet re që vetëm AKU kërkon të blejë 37 automjete me vlerë totale 500 milionë lekë. Fondi në total është 169 milionë lekë pa TVSH ndërsa fondi prej 84 milionë leke është për blerje gomash, bateri automjeti.

Emrat e institucioneve dhe makinave qe kerkojne te blejne 

• 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë

• 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë

• 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë
• 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë
• 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë
• 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë
• 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë
• 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë
• 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë
• 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek
• 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke
• Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke
• Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here