Rrezatimi i smartfonëve mund të shkatërrojë memorien e adoleshentëve. Memoria vizuale ndodhet në hemisferën e djathtë dhe lidhet me aftësinë tonë për të dalluar objektet, imazhet dhe format.

Njerëzit që e përdorin telefoninnë veshin e djathtë janë shumë më të prekur nga rrezatimi. Hulumtuesit nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik studiuan rreth 700 adoleshentë nga mosha 12 deri në 17 në Zvicër.

Ata analizuan lidhjen midis ekspozimit të përditshëm ndaj fushave elektomagnetike me radiofrekuencë (RF-EMF) dhe performancën e kujtesës së tyre. Efektet e RF-EMF ishin më të theksuara te adoleshentët që e mbanin telefonin në veshin e djathtë.

Sipas studiesve, rekomandohet që të përdorni veshin e majtë për telefonata, në mënyrë që të mbroni trurin nga rrezatimi. “Trupi juaj nuk është simetrik, e as telefoni,” thotë inxhinieri Harun Šiljak, shkruan SOt.

Sipas një studimi të vitit 2013, veshi që përdorni automatikisht për të folur në telefon përputhet me anën dominante të trurit tuaj. Njerëzit ku ana e majtë e trurit është dominante kanë më shumë gjasa të përdorin dorën e tyre të djathtë për të marrë telefonin, ndërsa e kundërta është e vërtetë për njerëzit me anën e djathtë të trurit

LEAVE A REPLY