Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.

Në momentin që ai erdhi në Berlin, në janar të vitit të kaluar, u prit dhe u shoqërua që nga aeroporti dhe iu sigurua një banesë me çmim të përballueshëm, përcjell albinfo.ch.

Djaloshi 23-vjeçar duhej vetëm te nënshkruante një kontratë pune dhe ia filloi punës, ndërkohe që burokracirat ishin të zgjidhura.

Qoshja nuk është personel që paguhet shumë, pasi i takon fuqisë përkujdeseshe të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.

Ai është njëri nga dhjetëra të parët infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në klinikën më të madhe universitare evropiane, shkruan “N-TV”.

Në këtë vend të mëhershëm komunist ekziston diçka që Gjermania vetëm mund të ëndërroje: Suficiti i infermierëve. A do të tejkalohet pra ky problem në Gjermani? E përditshmja gjermane “Die Zeit” ka përgatitur këtë reportazh.

LEAVE A REPLY