Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada jep njoftim të rëndësishëm

0
1050

Ambasada Amerikane në Tiranë jep sot një lajm të mirë për të gjithë ata persona që janë me studime në SHBA, por që u ka skaduar viza amerikane.

‘Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar’, njofton ambasada me një shënim në faqen e saj në FB.

Njoftimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:

Mbajtës të vizave studentore

Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj.

Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar.

Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here